Kryetari i PDK-së, në Viti, njëherit kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Azizi, së bashku me bashkëpuntorë ka mbajtur, mbrëmë, takim me bashkëvendësit, në Smirë.

Ai gjatë takimit u ka thënë të pranishmëve se Smira e ka rastin historik që me mbështetjen e kandidaturës së tij t’i hapë rrugë investimeve dhe përfaqësimit sa më dinjitoz të saj.

“Besoj që Smira po flet hapur në mbështetjen time e unë do flasë me punë e sinqeritet për vendlindjen time”, ka thënë ndër të tjera Azizi.

Ai njëherit i  ka falenderuar smirasit të cilët po i ofrojnë mbështetje të parezervë.

“Falemnderit, ecim bashkë drejt fitores së madhe!”, ka thënë Bekim Azizi në rrjetin social të tij në Facebook, duke rikujtuar që në listën e PDK-së numri i tij është 82.

 

Leave A Reply