Banorë smiras, familjarë, përfaqësues të institucioneve dhe të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, të ftuar si dhe pjesëmarrës të tjerë kanë përkujtuar përvjetorin jubile të rënies së dëshmorëve të Smirës. Ata u lartësuan dhe u vlerësuan nga folësit dhe të pranishmit për veprën madhore dhe sakroficën për liri. Dëshmorët Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu, Skender Salihu dhe Ylvi Demiri u flijuan për atdhe më prill 1999.
Poashtu nëmanifestimin e njejtë u kremtua edhe Dita e shkollës e cila me nderë mban emrin “Dëshmorët e 5 Prillit”.
Me këtë rast u shfaq një program i përgatitur nga SHKA “Jonuz Ramadani” dhe nga nxënësit e shkollës. Poashtu në ambientet e shkollës u hap ekspozita vjetore tradicionale e 5 prillit.


