Tajar Hyseni është kryetar i ri i Këshillit të Fshatit Smirë. Ai në këtë post u zgjodh me shumicën absolute të votave, në një proces me votim të hapur, të udhëhequr nga Komisioni Komunal për Zgjedhjen e Këshillave dhe Kryetarëve të Fshatrave, në një takim që u mbajt sonte në lokalet e shkollës, e ku morën pjesë rreth 80 qytetarë. Kundërkandidat i tij ishte Izer Zuka, i cili mori më pak vota. Anëtarë tjerë të këshillit janë zgjedhur poashtu me shumicë votash edhe: Njazi Fejzullahu, Veton Ademi, Granit Avdyli, Florent Imeri, Jakup Demiri, Shefqet Shaqiri, Lirie Mustafa, Arton Elezi, Imri Sahiti, Besnik Imeri.
Kryetari i sapozgjedhur, u zotua se do të punojë me përkushtim për të mirën publike të Smirës, duke shprehur besimin e plotë edhe te anëtarët e tjerë të këshillit.
Tajar Hyseni ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, Drejtimi Fizikë-Kimi. Prej vitit 1988 është punëtor i arsimit. Aktualisht është arsimtar i Lëndës së Kimisë në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë.
Para tij, kryetar i Këshillit të Fshatit Smirë ishte Afrim Salihu, i cili ishte tërhequr pas angazhimit politik.



3 Komente
Urime pêr zgjedhjen e re të kshillit të fshatit, ju dëshiroj shëndet dhe punë të mbarë gjat gjithë mandatit!
Urime dhe qdo te mire Smirak
Urime Tajar …te urojë suksese