Është pensionuar dr.Mustafë Abdyli nga fshati Smirë i Vitisë, i cili kaloi plot 36 vite në shërbim të qytetarëve. Dr.Mustafa lindi me 12.10.1953, shkollën fillore e kreu në Smirë, të mesmen në Viti, Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ndërsa specializimin në Gjinekologji e kreu në Rijekë.
Dr.Mustafa u dallua si humanist sidomos në vitet ’90, në kohën e okupimit, ku u shërbeu në mënyrën më të mirë të mundshme dhe solli shumë jetë të reja. Ai gjatë kësaj kohe punoi në kushte të vështira dhe nën presionin e dhunës së regjimit të atëhershëm serb.
Gjatë viteve 1999-2000 ishte Drejtor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Famuiljare (QKMF) -Viti , ku mbahet mend për një menaxhim shumë serioz dhe të suksesshëm.
Përmes një ahengu të organizuar nga stafi i QKMF ai u përcoll në pension me respekt e mirënjohje, duke i uruar shëndet dhe pensionim të qetë.


