Komuna e Vitisë ka filluar  diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitin e ardhshëm.

Diskutimi në Smirë do të mbahet nesër (e martë) më 14 gusht 2018, duke filluar nga ora 20:00,  në shkollën e fshatit.

Ftohen banorët e Smirës, përfaqësuesit e subjekteve politike, grupet e interesit, fermerët, bizneset, studentët, nxënësit, pensionistët etj, që të japin kontributin në këtë diskutim dhe të paraqesin kërkesat dhe nevojat e tyre, në mënyrë që ato të mund të përfshihen në buxhet.

Në takim do të merrë pjesë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ose nënkryetari Hasan Aliu, drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama dhe zyrtarë tjerë komunalë.

Leave A Reply