Autori, Prof. Nazif Laçi, ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook, se monografia kushtuar SHKA “Jonuz Ramadani” është e gatshme për botim.
“Të respektuar smiras kudo që gjendeni ju përshëndes. Unë e kreva obligimin tim. Libri monografik kushtuar SHKA ,,Jonuz Ramadani” të Smirës është bërë gati për botim. Po ju sjelli informatën për librin: Libri është i formatit A 5, me vëllim 310 faqe. Botimi kushton 1538 euro shtypi edhe 200 euro recensioni dhe lektorimi, tirazhi 500 copë me kopertina të trasha. Besoj dhe shpresoj se libri do gjejë përkrahjen e juaj të dashur smiras”, ka shkruar Prof. Nazif Laçi.


