Ekipi “Mirali Sejdiu” është fitues i  Turneut “SMIRA 2017”, pasi në finale, e cila u ndoq nga rreth 200 shikues, mposhti Ekipin “Te Rrethi”, me rezultat 3:0. Dy gola i shënoi Drin Demiri kurse një gol e shënoi Zekirja Ibrahimi. Ekipi fitues në përbërje:  Leotrim Sejdiu, Detjan Imeri, Gani Imeri, Arlind Miftari, Ermir Haziri, Zekirja Ibrahimi, Drin Demiri, Valdrin Maliqi, ishte mirë i organizuar dhe me lojën dinamike nuk e vuri në pikëpyetje fitoren. Në anën tjetër edhe Ekipi “Te Rrethi”, ishte i rrezikshëm dhe  kërkues i golit duke krijuar disa raste të mira shënimi.

Organizatorët të gjitha ekipeve u ndanë letër falënderimi për pjesëmarrje.
Organizatori dhe udhëheqësi, Arben Ibishi, njoftoi se lojtari më i dalluar i turneut u shpall Elvis Shabani, Smirë.
Portieri më i mirë i turneut, Ermir Haziri nga Begunca. Lojtari më i dalluar mysafir , Kreshnik Murtezi, Tërpezë.
Lojtari më i disiplinuar i turneut, Detjan Imeri, Smirë. Lojtari më i ri i turneut, Lorand Pajaziti, Smirë.
Lojtari më i vjetër i turneut, Fevzi Ademi, Smirë. Ekipi më simpatik i turneut, E.F. “TITANIKU”.  Ekipi më fairplay, E.F. “EKO PLAST”.   Tifozët më të dalluar, Shefik Hetemi, Njazi Pajaziti, Gazmend Hyseni. Referat ndihmes të turneut, Shaqir Ibrahimi dhe Halil Zuka.

Arben Ibishi ka falënderuar në mënyrë të veçantë edhe Sh.f.m.u. “Deshmorët e 5 Prillit”, në fushën e së cilës u zhvillua turneu si dhe faqen e internetit www.fshatismire.com për mbështetje në aspektin medial.

Organizatorët kanë zgjedhur edhe formacionin e turneut:

Leave A Reply