Ka përfunduar renovimi komplet nga solidariteti i shtëpisë së Kadire Salihut  nga fshati Smirë.

Iniciativa ishte  nga Shoqata Humanitare “Vitia” me seli në Gjenevë, familjarët, Këshilli i Fshatit dhe nga Zyra për koordinimin e këshillave të fshatrave në Komunën e Vitisë, kurse është përkrahur nga Shoqata “Smira” në Gjenevë, mërgimtarët nga vende të ndryshme të Evropës dhe vullnetmirë të tjerë.

Projekti humanitar ka përfshirë renovimin komplet të shtëpis  brenda dhe jashtë: pllakat e betonit, ibërcuk, laminat, dyer e dritare të reja, instalimi i rrjetit elektrikt, nyjeve sanitare,  ujit, izolimin dhe fasadimin, ndërrimin e kulmit, ulluqet, llamperinë si dhe pajisjen me mobilje dhe mjete të amvisërisë.

Përvec mjeteve financiare, njerëzit vullnetmirë kanë dhuruar material, pajijse shtëpiake, por edhe kanë ofruar shërbime pa pagesë.

Familja pesanëtarëshe që ka përfituar nga ky aksion humanitar, ka falënderuar të gjithë për  ndihmën dhe mbështetjen që i është dhënë për përmirësimin e dukshëm të kushteve të jetesës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave A Reply