Falë iniciativës dhe kontributit të familjes, të afërmve, bashkëfshatarëve, miqve dhe njerëve e kompanive të vullnetit të mirë, këtu e në diasporë, familja e Nexhmedin Ymerit nga Smira, është bërë me shtëpi të re.
Kjo familje deri tani ka jetuar në kushte joadekuate socio-ekonomike.
Familja Ymeri, Këshilli i Fshatit dhe Këshilli organizativ, falënderojnë të gjithë ata që ndihmuan në forma të ndryshme këtë aksion humanitar, duke i mundësuar familjes Ymeri fillimin e një jete të re.


