Në prani të familjarëve, miqve,  ish-nxënësve, kolegëve dhe bashkëfshatarëve, në Smirë, u varros me nderime Remzie Shabani-Sejfullahu, të cilën të gjithë e kanë thirrur Profesoresha ”Zush”, për shkak të afërsisë dhe respektit ndaj saj. Ajo u cmua lart si femër e edukuar dhe e sjellshme por edhe si profesioniste e kolege e mirë. Në cerenominë e varrimit u tha se familja ka humbur një anëtare shumë të dashur dhe të shtrenjtë, kurse  shoqëria ka humbur një edukatore të cmuar e shembullore.  Humbjen e saj e kanë përjetuar rëndë të gjithë që e kanë njohur apo që kanë pasur rastin ta kenë mësimdhënëse. Edhe në rrjetet sociale ka pasur me qindra komente e ngushëllime për të. Ajo është vlerësuar si shkollare e orëve të para, në vlugun e emancipimit të femrës shqiptare të viteve ’70. Profesoresha ”Zush” ka lënë pas vetes modelin e një edukatoreje shembullore, të një bashkëshorteje e të një nënë të devotshme si dhe të një shoqeje të përkryes. ‘’Nuk ka fjalë për të përshkruar ty’’, është një nga komentet e nxënësve të saj në rrjetin social  Facebook.

Remzie Shabani-Sejfullahu ishte duke punuar në SHFMU ‘’Bafti Haxhiu’’, në Viti si dhe në shkollën e mesme.

 

 

4 Komente

  1. Muharrem Ramadani London on

    Ju shprehu ngushllimet​ me te sinqerta per humbjen e bashkeshortes tuaj prof Emrushit dhe familjes.Zoti e shperblevt me xhenet profesoreshen e ndjer Zushi

  2. Ngushëllimet më të sinqerta për familjën Sejfullahu e Shabani. Ishte një pedagoge e përkryer, nga e cila inspiroheshin gjeneratat e reja për arsimim të mëtutjeshëm. I qoft i lehtë dheu.

Leave A Reply