Pas pauzës dimrore, kanë nisur punimet për fazën e dytë të ndërtimit të shtëpisë së Nexhmedin Ymerit.  Komisioni i fshatit për ndërtimin e shtëpive solidare, në përbërje: Florent Imeri, Njazi Ramadani, Mentor Ibishi, Jakup Demiri, Afrim Salihu, Musa Bajrami, Granit Avdyli, Kemajl Murtezi, një takim te ‘Beni Impex’, analizoi punën  e ndërtimit të fazës së parë dhe fillimin e fazës së dytë.

Në takim përvec shtëpisë së Nexhmedin Ymerit është vendosur të vazhdohet tradita e ndërtimit të shtëpive të reja për familjet në nevojë.

Komisioni i fshatit për ndërtimin e shtëpive ka falënderuar të gjithë që po ndihmojnë këtë mision, sidomos mërgimtarët.

Leave A Reply