Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është takuar mbrëmë me banorë e fshatit Smirë. Me këtë rast ai ka bashkëbiseduar me ta lidhur me projektet e realizuara në këtë fshat si dhe atyre që do të realizohen. Gjatë këtij takimi disa nga banorët e shprehën të kënaqur me punën e Kryetarit Haliti në këtë lokalitet konkretisht me rivitalizimin e shkollës së fshatit, ndriçimin publik si dhe projektin e ujësjellësit që ka filluar gjatë vitit të shkuar e që pritet të përfundoj gjatë këtij viti. Kurse i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se qeveria komunale të cilën ai e udhëheq pa dyshim se është e interesuar të investoj në çdo lokalitet të komunës së Vitisë pasi sipas kryetarit Haliti çdo qytetar i komunës së Vitisë pa dallime meriton të ketë kushte dhe shërbime sa më të mira. Përndryshe Komuna e Vitisë edhe gjatë vitit të shkuar ka zhvilluar takime me banorët e këtij lokaliteti ku në veçanti është biseduar për planifikimin e buxhetit komunal, konkretisht të listës për investime kapitale. Ndryshe, kryetari Haliti ka bërë përurimin e ndriçimit publik në Smirë, i financuar nga buxheti komunal.

1 Koment

  1. Marre shkollën me përdor për politik,kinse po e baj “përurimin” ka ardh me ba fushat ktu,ndriqimi një premtim që duhej të kryhej qysh para 2 muaje përfundoi këtë javë duke falenderuar Bekim Azizi-n sepse ja numroi Sokolit në seancë premtim e pa kryer fal guximit që ka beri zhurmë që kjo punë të kryhet,gjithashtu si qytetar i fshatit Smirë unë dhe gjith familja ime do ta votojm Bekim Azizin sepse është i vetmi njeri i punës,i fjalës,i luftës dhe i paqës,respekt për atë dhe familjen e tij që gjithmon ishin në shërbim të atdheut,gjithashtu është edhe nga fshati ynë,nuk meriton të votohet Sokoli një njeri i cili armiqët i mbajti në shtëpin e tij.

Leave A Reply