SHKA ;Jonuz Ramadani’, nga Smira ka shënuar 40 vjetorin e funksionimit me sukses. Me këtë rast, në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti, në prani të publikut smiras e e të tjerë u shfaq program kulturo-artistik.  Kryetari i kësaj shoqërie, Muhamet Maliqi ka nderuar me mirënjohje ata që kontribuan dhe ndihmuan krijimin dhe zhvillimin e kësaj vlere, të cilën jo të gjithë e kanë. Ai tha se ky jubilee është arritur falë angazhimit të pashoq të anëtarëve por edhe ndhmës së pakyrsyer të banorëve dhe bizneseve smirase,por edhe të institucioneve lokale. ‘U jemi falënderues të gjtihëve, sepse pa një punë të përbashkët nuk do të ishte e mundur të bëhet gjithë kjo punë dhe të gjtiha këto të arritura’, ka thënë Maliqi.

Nënkryetari i Komunës Hasan Aliu ka përgëzuar smirasit për këtë sukses, duke premtuar edhe më tutje mështetjen e institucioneve komunale.  Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani ndër tjerash tha se SHKA “Jonuz Ramadani” ka kontribuar shumë në aspektin kulturo-artistik në Viti dhe atë në kohët më të vështira. “Uroj që kjo shoqëri të vazhdoj të punoj ashtu siç ka punuar deri me tani. Ju më të vërtetë keni kontribuar edhe atëherë kur kontributi në kulturë ka qenë sakrificë por edhe tani kur e keni më lehtë sepse ju e dini se tani keni mbështetjen e kryetarit të komunës”, u shpreh drejtoresha Sylejmani.

Anëtarët e shoqërisë prezantuan para publikut program me këngë e valle folklorike e popullore.

 

Leave A Reply