Rekordmeni i njohur botëror, Agim Agushi ka lënduar sot këmbën  e majtë në një aksident trafiku derisa po udhëtonte për në Tetovë për një rekord të ri botëror.  Rekordi botëror ishte planifikuar të realizohej nën patronatin e Universitetit Shtetëror të Tetovës, por gjatë rrugë është aksidentuar autobusi që transportonte nxënësit e Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” ku ishte edhe vet Agim Agushi në të.  Në një fotografi të dërguar nga një fans shihet rekordmeni ynë që ka pësuar një frakturë në këmbën e majtë dhe disa gërvishtje në dorën e majtë, ndërsa nga nxënësit fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar.
Agim Agushi tha se gjithsesi ky rekord do të vendoset në një datë tjetër dhe Tetova përsëri do të shënohet në listën e rekordeve botërore.

Agimi i urojmë shërim sa më të shpejt dhe e presim që të rikthehet me rekordet e reja botërore dhe Guinness.

1 Koment

Leave A Reply