Ka filluar sot revitalizimi komplet i objektit të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë. Sipas një projekti të financuar nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg dhe Komuna e Vitisë fillimisht so të instalohet rrjeti i ri elektrik, pastaj do të ndërrohet kulmi si dhe do të bëhet fasadimi brenda si dhe izolimi dhe fasadimi jashtë.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor para personelit arsimor tha se komuna e Vitisë është e përkushtuar të krijojë kushte sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie. “Me të vërtetë po punojmë shumë sipas mundësive që i kemi që të krijojmë kushte më të mira për fëmijët tanë. Jemi të vëtëdijshëm se me arsimimin e brezave të rinj ky vend pa dyshim se do të ecë përpara“, tha kryetari Haliti.
Drejtori i Shkollës ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, Xhavit Sahiti, në emër të personelit dhe të gjithë nxënësve iu shprehu mirënjohje komunës e Vitisë dhe Fondacioni Kosovë-Luksemburg për projektin e rivitalizimit të këtij objekti shkollor. “Faleminderit kryetarit së bashku me stafin e tij dhe Fondacionit Kosovë-Luksemburg për këtë projekt. Për mua sot është një ditë e veçantë pasi që objekti shkollor ku gjendemi është një objekt i vjetër dhe deri me tani pothuajse asnjëherë nuk është bërë një intervenim i mirëfilltë. Me këtë projekt po krijohet një ambient më i mirë për nxënës dhe sigurisht se kjo do të ndikojë edhe në përmirësimin e procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies“, u shpreh Sahiti.
Drejtori Sahiti bëri me dije se punimet nuk do ta pengojnë procesin mësimor dhe viti shkollor do të fillojë më 1 shtator, pasi që shkolla ka edhe aneksin e saj dhe është e përgatitur të vijoj mësimin gjatë punimeve.
Ndryshe, revitalizimi i objektit shkollor është vetëm njëra nga tri komponentet e një projekti më të madh me të cilin Këshilli i Fshatit Smirë kishe aplikuar tek Fondacioni Kosovë-Luksemburg, por i cili nuk është aprovuar si i plotë.



1 Koment
Revitalizimin e shkolles e perkrahi shume,por eshte dashte te mendohet per kete pune se ne qfare kohe te kryhet e jo me 1 shtator të filloj revitalizimi kur dihet qe kjo date eshte per fillimin e mesimit.
Unë kisha pyte se qfare mesimi dote zhvillohet ne kete shkolle kur më nuk egzistojne as kushte elementare,më mire dote ishete te mos mbahet mesim fare 2 apo 3 jave e mos ta rrejm veten se gjoja po zhvillohet mesim.