Kanë nisur sot punimet për asfaltimin e rrugës   “Shaban Azemi në Smirë.  Banorët u shprehën se ky investim  i Komunës së Vitisë është shumë i rëndësishëm,  pasi sipas tyre, ajo deri me tani ka qenë e pakalueshme dhe ata janë detyruar të shfrytëzojnë një rrugë tjetër.
Kryetari Haliti ndër tjerash potencoi se komuna  mbetet e përkushtuar të krijojë lëvizjen e lirë të gjithë qytetarëve pa dallime.   “Jemi të përkushtuar të realizojmë projekte që prekin interesin e të gjithë qytetarëve pa dallime. Ky projekt që po realizohet sot jo vetëm që siguron lëvizjen e lirë të këtyre banorëve por mundëson edhe lidhjen e tyre me rrugën e re bujqësore Smirë-Drobesh”, u shpreh Haliti.

Leave A Reply