Më 18 maj ,votuesit zviceranë do të kenë rastin që me referendum popullor ta ngritin nivelin e rrogës minimale prej 22 franga në orë, ose 4.000 franga zvicerane në muaj.  Po që se miratohet, kjo masë do t`i japë Zvicrës epitetin e shtetit me pagën më të lartë minimale në botë. Nisma u propozua nga SBG, sindikata më e madhe tregtare e vendit, me mbështetjen e Partisë Socialiste Zvicerane. Zvicra aktualisht nuk ka pagë minimale të shkruar me ligj, por tashmë e një kohë rreth 90 për qind e punëtorëve zviceranë e arrin pagën prej më shumë se 4.000 franga në muaj.

