Disa fëmijë të veshur e të maskuar në Smirë, për Halloween, e cila shënohet në natën e 31 tetorit, në shumë pjesë të botës. Kjo feste ka lindur rreth 2000 vjet me parë, në pjesën e Britanisë së Madhe, Irlandës dhe Francës veriore ku jetonin Keltët, të cilët organizonin një festival në përkujtim të fund vitit. Viti i Ri për ta fillonte më 1 Nëntor dhe festivali quhej “Samhain”, e më vonë u quajt “Halloween”. Fundi i vitit nënkuptonte fundin e verës, fundin e të korrurave dhe fillimin e njësezoni të gjatë e të vështirë të dimrit, gjatë të cilit ndodhnin shumë fatkeqesi dhe vdekje. Për këtëarsye ata besonin që në këtë ditë 31 tetor, jeta dhe vdekja ishin shumë afër, shpirtrat e të vdekurve të mirë ose të këqinj ndodheshin kudo dhe atë natë gjithçka mund të ndodhte. Prandaj Keltët visheshin me kostume të çuditshme dhe bënin zhurmë për të frikësuar shpirtrat. Ndiznin një zjarr të madh për të nderuar Zotët e tyre dhe zjarret në shtëpi fikeshin që shtëpia të behej sa mëe shëmtuar për të mos tërhequr shpirtrat.

