Shoqata “Smira”, me seli në Gjenevë, ka ndihmuar sërish një pjesë të banorëve me gjendje më të rrezikuar financiare në Smirë. Kësaj radhe Këshilli i Fshatit, nga mjetet që kjo shoqatë i ka dërguar më herët, 40 familjeve në nevojë, në prag të Festës së Bajramit, ua ka ndarë nga 30 €, pra gjithsej 1200 €.
Ditë më parë nga mjetet financiare që shoqata kishte dërguar për smirasit në nevojë për ta zbutur gjendjen e krijuar nga pandemia, janë ndarë edhe 40 pako ushqimore.
Këshilli i Fshatit Smirë shpreh gjithë respektin për këtë kujdes nga mërgata smirase, e cila është përgjigjur saherë ka pasur nevojë.


