Shefqet Shaqiri dhe Festim Hetemi nga Smira, ka gati një muaj që po punojnë vullnetarisht në pastrimin e varrezave në Bjeshkallavë. Ata nuk dëshirojnë të flasin për atë që po bëjnë, por thonë se ndiejnë përgjegjësi ndaj mjedisit, por edhe respekt ndaj familjarëve të tyre të ndjerë dhe smirasve të tjerë të varrosur në ato varreza.
Shefqeti dhe Festimi gjatë punës së përditshme janë ndihmuar edhe nga Afet Demiri, Xhevdet Shaqiri, Ahmet Demiri, Nderim hetemi, Hetem Hetemi, Driton Shaqiri. Kurse Bujar Demiri iu ka dhuruar një  makinë dore  për bari.
Përkushtimi i tyre po përshëndetet dhe po vlerësohet nga bashkëvendasit smiras.

Leave A Reply