Katërdhjetë (40) familje me gjendje më të rrezikuar financiare, si pasojë e pandemisë me Covid 19, kanë përfituar sot pako ushqimore dhe detergjent që janë siguruar nga buxheti i Komunës së Vitisë.
Ditë më parë, si pjesë e kësaj pakoje emergjente institucionale janë shpërndarë edhe 80 thasë miell nga 25 kg.
Këahilli i fshatit Smirë ka shprehur konsideratë për këtë mbështetje nga buxheti komunal i miratuar enkas nga Kuvendi i Komunës së Vitisë për kohën e pandemisë.


