Industria e mishit “Eco Produkt” nga Smira e vëllezërve Rrahmani i është bashkuar solidaritetit të smirasve për fshat, në kohën e pandemisë.
Kjo industri ka shpërndarë sot pako me prodhime të mishit për 30 familje në nevojë në Smirë.
Këshilli i fshatit ka shprehur mirënjohje për këtë ndihmë nga “Eco Produkt”, në këtë kohë të vështirë me pandemi, por njëkohësisht në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.


