Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me koronavirus në vend.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) raste me vendbanim në Prishtinë, dy (2) raste nga komuna e Vitisë (sipas vendbanimit një (1) rast Smirë dhe një (1) rast Skifteraj) dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Talinovc-Ferizaj, Hodonovc-Kamenicë, Burojë-Skenderaj, Suharekë, Gjakovë dhe Zveçan”, ka njoftuar IKSHPK.
Mësohet se rasti i prekur në Smirë ka pasur kontakt me persona të infektuar në kampin ushtarak në Sojevë.
Me këto dy raste numri i tê infektuarve në Komunën e Vitisê ka arritur në 20.
Ndërkaq, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 387. Prej tyre 66 janë shëruar, kurse 8 kanë vdekur.


