Deri tani, asnjë person në Smirë nuk dyshohet se është i infektuar me virusin Covid-19, ka njoftuar menaxhmenti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti. Poashtu askujt deri më tani nuk i janë marrë mostra për analiza.

Gjatë ditë së kanë qarkulluar fjalë dhe shqetësime se të paktën një person nga Smira ka shkuar në QKMF në Viti, me disa shqetësime shëndetësore, por që kanë qenë të natyrës tjetër.

Mjekët këshillojnë që për çfarëdo dyshimi apo shqetësimi që keni, të thirrni në QKMF.

Leave A Reply