Këshilli i fshatit Smirë është prekur thellë nga lajmi për vdekjen e këngëtarit smiras Vebi Azizi. Në një letër ngushëllimi të drejtuar nga kryetari i këshillit, Tajar Hyseni, thuhet se familja, të afërmit, komuniteti artistik, fshati Smirë dhe Komuna e Vitisë ka mbetur pa doajenin e muzikës popullore dhe folklorike. “Të gjithëve na është i njohur kontributi i madh artistik i Vebi Azizit. Qindra të rinj e të reja kanë bërë hapat e parë në kulturë nga mësimet e tij. Vebiu bëri punë të madhe, sidomos në kohën e represionit serb. Ai ka organizuar qindra koncerte e takime muzikore. Ishte ndër themeluesit e parë dhe udhëheqës për shumë vite i shoqërisë artistike të fshatit. Vebi Azizi ka merita të pakontestueshme në krijimin dhe zhvillimin e vlerave kulturore ndër vite. Shoqëria në përgjithësi kemi humbur një artist të kalibrit të lartë dhe një njeri e shok të mirë. Ngushëllime familjes Azizi, të afërmve, komunitetit artistik dhe të gjithë smirasve”, thuhet ndër letrën e ngushëllimit.

Këshilli i Fshatit Smirë shpreh poashtu keqardhje që nuk është në mundësi të organizojë ndonjë aktivitet për të nderuar Vebi Azizin, siç e meriton, shkaku i gjendjes emergjente shkaku i gripit pandemik.

Leave A Reply