Ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare, këngëtari dhe instrumentisti smiras, i njohur gjithandej nëpër Kosovë dhe më gjerë, Vebi Azizi.

Karrierën artistike e ka filluar në moshë të re, duke dhënë kontribut të çmuar vullnetar në përgatitjen e këngëtarêve dhe instrumentistëve të rinj. Ai ishte ndër themeluesit dhe për shumë vite anëtar i Shoqërisë Kulturo Artistike “Jonuz Ramadani”, në Smirë.

Ai nga viti 1992 ka migruar në Gjermani. Qe dy muaj ishte hospitalizuar por nuk ka arritur t’i mbijetojë sëmundjes.

Lajmi per vdekjen e tij ka prekur thellë bashkêvendasit, bashkëpunëtorët, komunitetin artistik dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

Pas vetes ka lënë gruan dhe 4 fëmijë. Varrimi i tij do të bëhet në Gjermani, për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia ma Koronavirus.

Ngushëllime familjes Azizi dhe të afërmve të ndjerit!

Faleminderit Vebi Azizi. Perëndia të ndjeftë!

3 Komente

  1. skender hyseni on

    Ngushllime familjes azizi e tegjith smirasit e fshatit ton ishalla zoti e shperblen me xhenet

Leave A Reply