Njëzet familje me gjendje më të rënduar financiare, në Smirë, kanë përfituar nga një pako ushqimore e higjienike si dhe nga 25 kg miell. Këto të mira materiale janë siguruar nga Komiteti për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë përmes donatorëve të ndryshëm (“Jetimat e Ballkanit”, Interex etj), kurse janë shpërndarë nga Këshilli i fshatit Smirë.

Kryetari i këtij këshilli, Tajar Hyseni, ka falënderuar donatorët dhe institucionet komunale për angazhimin dhe mbështetjen në këtë kohë të pandemisë.

 

Leave A Reply