Furnizimi i vështirësuar në kohën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, shkaku i pandemisë me Koronavirus, ka nxitur vullnetmirët të veprojnë.
Mërgimtari smiras me qëndrim në Austri, Shefqet (Ramadan) Rexhepi, në koordinim dhe bashkëpunim edhe me Këshillin e Fshatit, ka ndihmuar 20 familje në Smirë me pako ushqimore dhe higjienike.
Ai tha se kjo është një ndihmë modeste, e cila me shpresë sado pak do të zbusë gjendjen e tyre momentale.
Këshilli i fshatit Smirë ka falënderuar Shefqet Rexhepin për këtë kujdes dhe përkushtim.


