Këshilli i Fshatit Smirë iu bën thirrje të gjithë banorëve që të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe të profesionistëve sa i përket parandalimit të përhapjes së mëtutjeshme të Koronavirusit.

“Masat e ndërmarra nga institucionet qendrore të vendit, janë vendosur për të mirën e të gjithë neve. Mirëpo, atyre jo gjithëherë dhe jo të gjithë po iu përmbahen. Sidomos shqetëson grumbullimi në grupe i të rinjve në oborrin e shkollës dhe në hapësira tjera publike. Ju lusim që të respektoni thirrjet dhe të mos tuboheni sepse kështu mund t’iu ekspozoheni rrezikut për t’u infektuar me Koronavirus dhe ta përhapni akoma më shumë atë. Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe të tjerëve. Rrini në shtëpi!”, thuhet në thirrjen e Këshillit të Fshatit Smirë.

Leave A Reply