Fondacioni Humanitar “Labinot Tahiri”, i udhëhequr nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovë dhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri, përmes Këshillit të Fshatit ka mbështetur sot me pako ushqimore dhe higjienike 15 familje në Smirë.

Kjo ndihmë vjen në kuadër të 300 pakove që ky fondacion ka sjellë sot në Komunën e Vitisë.

Këshilli i fshatit ka falënderuar dhuruesit për këtê kujdes, në këtë kohë, kur familjet me gjendje të rënduar sociale, kanë shumë nevojë.

Leave A Reply