Studentja e Gazetarisë në Universitetin Sorbonne në Paris, si dhe gazetare në gazetën e njohur nacionale franceze “L’equipe”, Lise Boulesteix, duke bërë fotografi në periferi të Smirës së Vitisë. Ajo ka trajtuar ndikimin e kontributit të diasporës në ekonominë e komunitetit smiras dhe ka vizituar edhe shkollën e fshatit.
Gazetarja nga Parisi tha se këtë temë ia kishin aprovuar profesorët e saj si detyrë të studimeve, kurse kontaktin e kishte vënë përmes gazetarit Tefik Salihu, pasi kishte hasur në disa artikuj për Smirën.
Lise Boulesteix është pjesë e një ekipi prej 32 studentëve të cilët po vizitojnë shtetin më të ri në Evropë-Kosovën. Shkrimet e tyre po botohen në blogun: http://lechosovo.fr/


