Xhamia e Smirës është shndërruar në punishte të vërtetë. Me inciativën e Këshillit të Xhamisë dhe me mbështetjen e disa mërgimtarëve dhe banorëve tashmë është instaluar sistemi i ngrohjes qendrore dhe është vendosur dyhemeja e re me laminat. Ndërkohë do të vendoset edhe kalldaja ndër më modernet.

Poashtu është bërë izolimi i dritareve të kupolës për të evituar grumbullimin e pluhurit dhe insekteve në atë pjesë ku pastrimi i xhamave është më i vështirë.

Në anën tjetër, është duke u punuar në lokalet ndihmëse të Xhamisë-po rregullohen me pllaka qeramike toaletet dhe hapësira për pastrimin e kufomave. Mirëpo për të përfunduar këto punime nevojiten akoma mjete financiare, të cilat mund të dërhohen te Këshilli i Xhamisë.

Këshilli i Xhamisë u është mirënjohës të gjithëve që kanë ndihmuar dhe që po i kontribuojnë krijimit të kushteve sa më të mira për besimtarët.

 

Leave A Reply