USAID fton të rinjtë në një sesion informues në Smirë ku do të prezantohen mundësitë për të aplikuar në aktivitetet e Up to Youth si: trajnime, punë vullnetare dhe punë praktike.
Up to Yout fuqizon rininë që të ndikojnë pozitivisht në komuniitetet e tyre dhe të rrisë qëndrueshmërinë e të rinjve ndaj sjelljeve të rrezikshme.
USAID fton të gjithë të rinjtë smiras që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të kontribuar në një mjedis që mbështet angazhimin e të rinjve dhe u mundëson atyre të punojnë për ndryshime pozitive në Kosovë.
Takimi do të mbahet të hënën, më 14 tetor 2019, nga ora 18:00, tek shkolla e Smirës.


