Punëtorët e Kompanisë “Natyra Smira” duke ujitur drunjtë në rrugën kryesore të Smirës, në kohën kur po mbretërojnë temperatura tropikale.

Edhe disa banorë të fshatit i janë bashkuar aksionit dhe po ujisin drunjtë që i kanë para dyerve të tyre.  Ftohen edhe banorët e tjerë që jetojnë përreth rrugës kryesore që ta bëjnë të njëjtën gjë, në mënyrë që drunjtë të mos rrezikohen nga thatësia, pasi edhe në ditët në vijim do të kemi vapë.

Mbi 200 drunjë ishin mbjellur  tetorin e kaluar në Smirë, në kuadër të  projektit Partneritete të Qëndrueshëm Komunale, midis fshatit Smirë dhe Komunës sē Vitisë dhe Kleinselheim të Kirchhain të Gjermanisë.

 

Leave A Reply