Këshilli i Fshatit Smirë falënderon mërgimtarin Muhabi Ferizi, i cili mundësoi shkuarjen e delegacionit të shkollës së Smirës në Shkup, për të marrë pjesë në shënimin e Ditës së shkollës “Hasan Prishtina”.

Kryetari i Këshillit të Fshatit, Tajar Hyseni, ka bërë të ditur se z. Ferizi ka hequr harxhimet e udhëtimit për 20 nxënës dhe gati poaq personel të cilët kishin udhëtuar të premten për në Shkup.

Përveq programit artistik të përbashkët dhe shoqërimit e njohjes, aty edhe u nënshkrua zyrtarizimi i bashkëpunimit midis Shkollës së Smirës, Shkollës “Hasan Prishtina” të Shkupit dhe Shkollës”Anastas Laska” të Libofshës së Fierit.

Z. Hyseni tha se Këshilli dhe komuniteti i Smirës iu është gjithmonë mirënjohës të gjithëve që ndihmojnë dhe përkrahin aktivitetet dhe iniciativat  në fshat apo për fshatin.

Leave A Reply