Rruga 2 km e gjatë, e cila e lidh fshatin Smirë me Goshicën, përmes zonës bujqësore, të njohur “Rovina”, është shtruar me asfalt.

Ishte sot vet kryetari Sokol Haliti me bashkëpunëtorë dhe përfaqësuesit e fshatit me banorê të Smirës që përuruan këtë segment rrugor të rëndësishëm dhe të nevojshëm.

Projekti ishte inicuar më 2011 nga përfaqësuesit e Lagjes së Re, banorë të Lagjes Aliaj që kanë prona aty dhe Drejtoria komunale e Bujqësisë në Viti, kurse është financuar nga buxheti komunal.

Ndryshe, për disa vite më parë një sipërfaqe e madhe e tokës, rreth 100 ha ka qenë e bllokuar dhe bujqit kanë kaluar nëpër pronat e njëri-tjetrit për  të punuar arat.

 

 

Leave A Reply