Veprimtari dhe humanisti i shquar, Zijadin Sylejmani, ka organizuar një ndejë në Viti, me rastin e pensionimit të tij. Në këtë mbrëmje ishin të ftuar familjarë e bashkëvendas të Zijadinit nga Vitia e Shkupi, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe mysafirë të tjerë. Me këtë rast u shtrua darkë për të ftuarit, kurse edhe muzikantë të njohur argëtuan mysafirët. Kryetari Haliti e ka nderuar me mirënjohje Zijadin Sylejmanin për kontributin e tij të vazhdueshëm, sidomos në arsim. Poashtu shkolla e Smirës dhe të tjerë mysafirë i ka bërë dhurata. Ai së fundmi ishte duke punuar në Ndërmarrjen “Univerzal” në Shkup.


