Për çdo vit, në organizim të Shoqatës “Smira”, në Gjenevë mblidhen qindra smiras të diasporës, jo vetëm nga Zvicra, por edhe nga Gjermania, Franca e vende të tjera.
Takimi i smirasve në diasporë, me moto “Bashkimi i vlerave smirase” tashmë ka filluar të quhet nga të gjithë si “Festa e Smirës” dhe është shndërruar në institucion vlerash.
Aty shpërfaqen respekti e solidariteti, mbështetja e bashkëpunimi, empatia e lidhja dhe mbi të gjitha dashuria dhe krenaria për rrënjët dhe origjinën-Smirën.
Ky manifestim i cili ka për qëllim mbajtjen e lidhjeve midis smirasve dhe njohjen e gjeneratave të reja, ka edhe çmimin e vet. Barrën kryesore si zakonisht e kanë anëtarët e kryesisë aktuale të Shoqatës “Smira”: Lah Jashari, Naser Hajrullahu, Ramadan Rrahmani, Abdurrahim Rrahmani, Mustafë Ademi, Ekrem Quni, Samet Bajrami, Riza Ibishi, Musa Salihu, Agim Ramadani, Driton Ahmeti, por edhe Ilir Zuka, Fadil Ademi, Mifail Ymeri, Remzi Ahmeti, Mentor Hyseni, Izjadin Nuredini, Ruzhdi Sahiti, Sadri Quni, Liridon Quni, Qazim Bajrami, Shemsi Ibishi, Xhavit Salihu, Kemajl Zuka, Hyrmet Bislimi, Musa Rrahmani dhe të tjerë, të cilët kanë dhënë dhe japin të pamundurën që festa të jetë e bukur dhe e plotë.
Përgatitjet nisin herët, që nga caktimi i datës së mbajtjes së festës, aranzhimi i sallës dhe lokacionit, pastaj kontraktimi i muzikantëve dhe artistëve që do të argëtojnë të pranishmit, por edhe punë të tjera si: skenografia, lista e mysafirëve, ftesat, publikimi në mjetet e informimit të fshatit, agjenda dhe prezantime, caktimi i detyrave, angazhimi i vullnetarëve për rregullimin e sallës për t’iu shërbyer me ushqim e pije të pranishmit, për mbledhjen e pagesave për anëtarësi etj.
Pjesë e veçantë e festës është “Darka Smirase” me ushqimet e përgatitura nga nënat, motrat dhe nueset smirase.
I gjithë ky angazhim kërkon kohë, djersë e para. Mirëpo aktivistët e palodhshëm ia dalin gjithnjë që bashkëvendasve të tyre t’iu ofrojnë një mbrëmje të këndshme dhe emocionuese.
Si edhe 9 vitet tjera edhe këtë vit u tregua gatishmëri e lartë për këtë organizim të një rëndësie të veçantë dhe smirasit kaluan edhe një mbrëmje të mrekullueshme dhe të paharruar.
Programi nisi me fjalime nga aktivisti veteran Mustafë Rrahmani, kryetari i Shoqates “Smira Dardane” në Shkup, Zijadin Sylejmani, kryetari i Unionit të Agrobizneseve të Shqipërisë, Enver Ferizaj, njëri nga administratorët e portalit të Smirës Tefik Salihu, kryetarja e Komunitetit Shqiptar, Afërdita Krasniqi, për të vazhduar me një përmbledhje të aktivitetit dhjetëvjeçar të Shoqatēs “Smira” nga Ramadan Rrahmani, pasuar edhe me njē recitim nga Ameli Rrahmani dhe nga disa valle nga Ansambli “Gëzuar”. Mbrëmja ka vazhduar me një program nuzikor nga Teuta Selimi dhe Bashkim Spahiu.
Ku ka më mirë se me Smirë!
Në vazhdim po paraqesim me fotografi rrjedhën e festës:
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2536947726378925&id=100001911661632


