Milot Salihu duke pozuar para posterit të gjyshit të tij nga Smira,  Xhavit Salihu në Lozanë të Zvicrës, si pjesë e shënimit të përvjetorit e 30-të të themelimit të Bibliotekës Publike Globelivres në Renens.

Xhaviti është përzgjedhur ndër lexuesit e rregullt më të mirë në gjuhën shqipe dhe është vendosur në posterin e bibliotekës ku janë përfshirë edhe lexues që lexojnë në gjuhë tjera të huaja.

Kjo është edhe njëlloj fushate për promovimin e multikulturalizmit dhe multietnicitetit në këtë pjesë të Zvicrës.

Posteri do të qëndrojë për dy javë në qendër të Renens të Lozanës.

Leave A Reply