Mërgimtarë smiras  vazhdojnë të jenë të të bashkuar dhe  lidhur mes vete.  Smiras me familje, të rinj e të reja, prindër e gjyshër,  nipa e mbesa, janë mbledhur të shtunën mbrëma në Gjenevë për festën e  tyre tradicionale të përvitshme.   Të ardhur kryesisht nga Gjeneva, por edhe nga Nyoni, Lozana e më larg, por edhe nga Franca, Itali, Gjermania etj, e  ndonjë edhe nga Smira,  edhe sivjet  arritën të krijojnë  atmosferë të mrekullueshme,  të ngrohtë dhe vëllazërore.  Për këtë arsye tashti të gjithë e quajnë  “Festa e Smirës”, ndonëse zyrtarisht titullohet “Tubimi i smirasve në diasporë. Në kallaballakun që ishin në Salle des Fetes des Avanchets në  Rue François-Durafour, binte në sy sidomos prania e madhe e të rinjve. Ky  mbase ka qenë edhe qëllimi  i organizimit të takimit prej fillimit-njohja e smirasve mes vete dhe forcimi i lidhjeve mes tyre. Për këtë më meritorët janë anëtarët e palodhshëm të kryesisë së Shoqatës “Smira” me seli në Gjenevë.  Ata qe nëntë vite me radhë kanë bërë punë të madhe vullnetare, e kanë humbur kohën e tyre, kanë harxhuar mjete financiare dhe kanë derdhur shumë djersë, e kanë pasur shumë stres, vetëm  e vetëm që të krijojnë një vlerë për të gjithë smirasit, në mënyrë që ata të mund të bëhen krejt bashkë një herë në vit.  Kënga e vallja kanë vazhduar deri në orët e vona të natës, kurse është shtruar edhe Darka smirase me ushqimet dhe specialitetet që I kanë sjellë motrat dhe gratë e smirasve nga shtëpitë e tyre. Gjithcka ka shkuar mbarë e mirë deri në fund dhe të gjtihë janë ndarë të kënaqur me atë që përjetuan për më shumë se gjashtë orë të qëndrimit dhe shoqërimit së bashku.  Sigurisht urimi i tyre I përbashkët ishte:  “Shihemi prapë së bashku”!

Festa e smirasve ne Gjeneve /kliko per ta shikuar videon/

P.S. Në shkrim është bashkangjitur vetëm një pjesë e shkurtër e atmosferës e xhiruar me telefon nga Naser Hajrullahu. Ndërkohë do të postohen edhe fotografi dhe video tjera nga festa.

 

Leave A Reply