Kryqi i Kuq Amerikan e ka përdorur Nuhi (Shaip) Hazirin, si figurë  kryesore në një mesazh drejtuar opinionit të gjerë  për të kërkuar ndihmë për të prekurit  nga vërshimet e fundit atje.  Ish-refugjati nga Smira,  tani me banim në  Louisiana të SHBA-ve,  Nuhi Haziri,  kontribues vullnetar ne Kryqin e Kuq Amerikan  u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos humbasin shpresat. Ai mes tjerash kujton edhe vështirësitë e popullatës gjatë luftës në Kosovë.

‘Natën e kaluar kam parë njerëz që vërtetë kishin nevojë për ndihmë. Ata kishin humbur shtëpitë e tyre, kishin humbur gjithçka dhe ishin të uritur.  Kjo  të vërtetë ma theu zemrën  time, sepse unë isha në situatë të tillë më herët.  Para luftës në Kosovë nuk e kam imagjinuar kurrë se  une do të jem një  nga fëmijët në  kamp refugjatësh. Ne kemi lëvizur nga një vend në një vend tjetër dhe në të shumtën e rasteve kemi ngrënë vetëm një shujtë  në cdo dy ditë dhe nuk e kemi ditur se ckado të ndodhë ditën tjetër. Nganjëherë  kur njeriu humb gjthcka, mund të mësojë  dhe mund të mosojë  edhe të tjerët.  Kështu që ka shumë njerëz që me të vërtetë kanë nevojë për ndihmë. Ka grumuj e grumbuj mbeturinash dhe shumë dëme dhe unë mund të shoh në ata grumbuj mbeturinash që njerëzit kanë punuar për vite me radhë për të krijuar diçka për familjen e tyre dhe i kanë humbur ato për disa orë. Njerëzit e Louisianas kanë vërtetë shpirt të madh. Ka shumë mënyra që ju mund të ndihmoni dhe të dhuroni për Kryqin e Kuq. Ka shumë familje që janë të varura nga kjo.  Unë dua që të gjithë atje të mos heqin dorë nga shpresa. Pas disa orësh, pas disa ditësh ju do të shihni disa përmirësime dhe do të bëhet mirë dhe do të jemi në rregull’, ka thënë Nuhiu.

Kopjojeni linkun dhe shikojeni videon ketu: https://www.facebook.com/redcross/videos/10154276265295071/

 

Leave A Reply