Filluan punimet në zgjerimin e rrugës alternative Smirë-Viti

0

Sot kanë filluar punimet në zgjerimin e rrugës alternative Smirë-Viti, e cila lidhë Smirën me Vitinë por edhe me fshatrat Drobesh dhe Kabash. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar këto punime. Banorët e këtij fshati u shprehën falënderues për këtë projekt infrastrukturor duke potencuar se zgjerimi I kësaj rruge e bënë atë më lehtë të kalueshme dhe më të sigurt. Ndërkaq kreu i kësaj komune, Sokol Haliti potencoi se kjo komunë mbetet e përkushtuar të investojë në të gjitha lokalitete e saj për të krijuar kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët pa dallime. Gjithashtu Haliti, ka vizituar edhe punimet në ndërtimin e një trotuari në këtë fshat në drejtim të Xhamisë. /Komuna e Vitisë/

Share.

Leave A Reply

© Të gjitha të drejtat e rezervuara