Katёrmbёdhjetё shoqёri kulturore,  organizata joqeveritare dhe klube sportive tё komunёs sё Vitisё, kanё pёrfituar 40 mjё euro nё kuadёr tё projektit ‘Cros Border’, tё Komisionit Evropian, qё po realizohet nё bashkёpunim me Komunёn e Vitisё.

Kryetari i komunёs sё Vitisё, Sokol Haliti, ka thёnё me rastin e nёnshkrtimit tё kontratave se projekti ‘Kultura pёr tё gjithё’, me grante tё buta ka qenё njё nga prioritetet e komunёs. ‘Dёshiroj qё kёto grante tё arrijnё efektin e pritshёm duke pasur parasysh se ne nuk kemi mundur t`ju ndihmojmё sa duhet, pёr shkak tё deficitit buxhetor’, ka thёnё Haliti.

Drejtoresha pёr Kulturё, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani, ka thёnё se ёshtё kёnaqёsi e vecantё kur sheh se aktivizimi i kulturёs, sportit dhe tё rinjve po e ndёrton nё mёnyrё tё jashtёzakonshme imazhin e Komunёs sё Vitisё, karshi punёve tё mira qё po i bёn qeveria lokale  nё udhёheqjen e kryetarit Sokol Haliti, bashkё me qytetarёt e saj.  Ajo ka falёnderuar kryetarin Haliti, i cili punoi shumё pёr tё fituar kёtё projekt, Zyrёn e Komisionit Evropian nё Prishtinё, Kompaninё konsulente T-Consulting, komisionin vlerёsues te projekt-propozimeve dhe kolegёve nga departamenti i kulturёs, rinisё dhe sporti.

Leave A Reply