Shkolla Fillore e Mesme e Ulёt ‘Dёshmorёt e 5 Prillit’, nё Smirё, ka nisur mbarё vitin shkollor 2015/16. Nё takimin e fundit tё Kёshillit Drejtues tё Shkollёs, drejtori Xhavit Sahiti ka informuar dhe raportuar pёr pёrgatitjet dhe aktivitetet qё janё zhvilluar pёr fillim tё suksesshёm tё mёsimit si dhe prezantoi planin dinamik tё punёs per kete muaj. Ai poashtu njoftoi se janё zgjedhur edhe organe tjera nё shkollё si: Kёshilli i prindёrve tё klasave, Kёshilli i Prindёrve tё Shkollёs, Kёshilli i nxёnёsve tё shkollёs.
‘Mёsimi ka filluar mirё, me kohё dhe pa probleme. Orari ka qenё i gatshёm, tekstet shkollore dhe materiali tjetёr kanё ardhur me kohё. Furnizimi me ujё tё pijshёm ёshtё nё rregull. Poashtu shkolla ёshtё furnizuar edhe me lёndё djegёse pёr kёtё dimёr. Objekti ёshtё renovuar nga buxheti i Komunёs sё Vitisё, pёrkatёsisht nga Drejtoria Komunale e Arsimit. Nё kuadёr tё kёtij pёrmirёsimi ё hapёsirave tё mёsimit ёshtё bёrё renovimi dhe ngjyrosja e mureve tё klasave dhe korridoreve si dhe ёshtё rregulluar dhe ngjyrosur njё pjesё ё jashtme e shkollёs. Kёshtu qё nё pёrgjithёsi jemi pёrgatitur mirё dhe presim rezultate’,ka thёnё drejtori Sahiti.
Nё kёtё takim ёshtё kompletuar dhe zgjeruar Kёshilli Drejtues i Shkollёs. Nё vend tё mёsuesit Mustafё Osmani i cili ёshtё pensionuar, ёshtё zgjedhur Mustafё Hamiti, kurse anёtarё tё ri tё kёshillit nga shoqёria /komuniteti i biznesit/ janё zgjedhur Njazi Fejzullahu dhe Ramadan Rrahmani.
Pastaj Kёshilli Drejtues i Shkollёs ka rizgjedhur edhe pёr njё mandat Emrush Azizin pёr kryetar. Ai eshte zotuar se do tё vazhdojё tё punojё me pёrkushtim dhe pa u kursyer si dhe ka falёnderuar udhёhqjen e shkollёs dhe anёtarёt tjerё tё kёshillit pёr mbёshtetje dhe bashkёpunim nё pёrpjkeje pёr tё marrё vendime tё mira nё dobi tё shkollёs. Sipas tij, nё shkollё janё bёrё ndryshime tё medha, por tani duhet tё punohet mё shumё pёr tё ngitur akoma cilesinё e arsimit.
1 Koment
Ju uroj pune te mbare,me rrezultate dhe suksese te reja.