Organizata Joqeveritare ‘Elita’, nё mbёshtetje tё Misionit tё OSBE-sё nё Kosovё, u ka prezantuar nё njё punёtori kryetarёve tё kёshillave tё fshatrave njё model tё mobilizimit tё qytetarёve pёr pjesёmarrje nё vendimmarrje, nё kuadёr tё projektit ‘Mbёshtetja e organizatave tё shoqёrisё civile pёr pjesёmarrjen e qytetarёve nё vendimmarrje-Komuna e Vitisё’. Mentor Rexhepi nga OJQ ‘Elita’, tha se qёllimi i kёsaj punёtorie ёshtё diskutimi dhe shqyrtimi i mundёsive pёr rritjen e pjesёmarrjes sё qytetarёve nё takime ku flitet dhe vendoset pёr çёshtjet publike. Ai tha se bazuar nga pёrvoja e deritanishme pjesёmarrja e qytetarёve nё vendimmarje nuk ёshtё e kёnaqshme. Sipas tij, sidomos brengosёse ёshtё mungesa nё takime e grupeve tё ndryshme tё interesi si: femrat, pensionistёt, rinia, bizneset, fermerёt etj.
Kryetarёt e Kёshillave tё fshatrave tё Komunёs sё Vitisё janё shprehur tё pёrkushtuar pёr tё gjetur mёnyrat e rritjes sё pjesёmarrjes sё qytetarёve nё takime dhe nё marrjen e vendimeve. Ata, e pranuan se e kanё tё vёshtirё organzimin dhe mbajtjen e takimeve nё fshatrat e tyre, pёr shkak tё mosgatishmёrisё sё banorёve pёr t`iu pёrgjigjur ftesёs. ‘Qytetari nuk ka motiv pёr tё dalё nё takime ku diskutohen çёshtje publike. Duhet tё jemi tё sinqertё dhe t`ju tregojmё atyre se çka mund tё pёrfitojё komuniteti i caktuar e jo tё caktojmё prioritete e tё mbeten vetёm tё shkruara nё letёr’, ka thёnё ISuf Ibrahimi nga fshati Trestenik. Kryetari i Kёshillit tё Fshatit Gjylekar, Demush Sadiku ka kёrkuar mё shumё fuqizim apo kompetenca pёr kёshillat e fshatrave nё mёnyrё qё ndikimi dhe respekti i tyre tё jetё mё i madh nё fshat. Sipas tij, kjo do tё ndikonte edhe nё rritjen e interesimit tё qytetarёve pёr tё qenё mё aktiv dhe mё bashkёpunues. Kadri Ismajli nga fshati Ramjan tha se mёnyra e jetёs tek ne ndikon nё mosinteresimin e qytetarёve pёr pjesёmarrje nё takime e ngjarje publike, prandaj duhet tё gjenen mёnyra pёr joshjen dhe motivimin e tyre. Pati edhe propozime qё tё shqyrtohet koha dhe vendi i mbajtje sё takimeve. E, koordinatori i Kёshillave tё fshatrave, Tahir Lubishtani, tha se kёto kёshilla funksionojnё mirё dhe i sjellin me kohё prioritetet dhe kёrkesat nё mёnyrё tё protokolluar pёr secilin fshat.
Pas diskutimeve nga punёtoria dolёn edhe disa rekomandime tё cilёt, sipas pjesёmarrёsve do tё ndikonin nё rritjen e pjesёmarrjes sё qytetarёve nё vendimmarje: Identifikimi i çёshtjeve dhe prioriteteve nё komunitet; Tё ketё takime mё tё shpeshta direkte me qytetarё dhe me grupet e interesit; Tё bёhet njё plan i veprimit midis administratёs sё komunёs dhe shoqёrisё civile; Joshja dhe stimulimi i qytetarёve sidomos i kryetarёve tё kёshillave tё fshatravel; Kryetarёt tё jenё mё kёmbёngulёs nё realizimin e planeve tё tyre tё punёs; Fuqizimi i rolit tё kryetarёve tё fshatrave; Rritja e komunikimit midis komunёs dhe kёshillave tё fshatrave; Rifresktimi i faqes sё internetit tё komunёs dhe pёrdorimi mё i madh i rrjeteve sociale pёr informim etj.