Shkruan: Nazif Laçi

Planet serbe kundër popullit shqiptar, bazën e kanë që nga projekti ,,Nacertania” e vitit 1844 të Ilia Garashaninit. Pas Luftë së Parë Botërore, u formua Mbretëria Serbo Kroato-Sllovene dhe serbët morën iniciativën për hartimin e planit që të zhvillojnë të ashtuqujtur plan “REFORMA AGRARE”. Kjo refomë pikësynim i kishte trevat shqiptare që ishin aneksuar nga Serbia në ,,Konferencën e Ambasadorëve” në Londer, më 1913. Pastaj këto vendime i verifikoi më 1919, “Konferenca e Paqes” në Versaj.

 

Në këto plane të ndyra kundër shqiptarëve ishte e përfshirë edhe ,,Marrëveshtja e fshehtë e Londrës”, që ishte bërë mes shteteve shoveniste, fqinje të shqiptarëve siç ishin: Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Italia në prill të viti 1915. Reforma Agrare kishte qëllim kryesor që të bëhët kolonizimi i trevave shqiptare me familje serbo-malazeze, të sjellura nga viset e ndryshme të Serbisë siç ishin: Vranja, Leskovci, Shumdija, Lika e Korduna (Kroaci), Bosna e Hercegovina dhe vende tjera. Këta kolonë serb e malazez ishin përgatitur që më parë, se do të pajisen me shtëpi dhe prona të mëdha tokash që do t`i mirreshin popullatës shqiptare. Këta kolonë ishin të përzgjedhur për qëndrimin e tyre antishqiptar dhe i kishin armatosur me armë dhe i ishin me duart e lira që të veprojnë si është më keq me popullin shqiptar (duke vrarë, rrahur dhe dëbuar) nga shtëpitë e tyre. Për të gjitha këto veprime shteti serb do t`i shpërblente dhe dekoronte.

 

Kolonozimi, duhet ta ketë si model veprimin që është bërë në Sanxhakun e Nishit ( krahinën sqiptare të Toplicës) në vitn 1878, pas ,,Kongresit të Berlinit”. Të gjitha këto veprime serbe bëheshin në bashkëpunim me të vëllain e mdh-Rusinë. Fazat e kolonizimit ishin: Prej vitit 1920-1938 që e bëri Mbretëria SKS, faza e dytë u bë gjatë viteve 1946-1998 që u bë në kohën e Jugosllavisë Avnojiane të Titos dhe pas tij. Në Moravë të Epërme u sollën kolonë në këto fshatra: Smirë, Goshicë, Gërmovë, Sodovinë e Çerkezëve, Sllatinë, Pozhoran, Fshati i Ri, Terpezë, Zhiti, Kllokot, Skifteraj, Mogillë, Vërbovc, Gënçar, Letnicë, Beguncë, Kabash, Viti, Binçë, Buzovik etj. Në fshatin Smirë janë vendosur 28 familje të kolonëve serbo-malazez, kryesisht ishin të shpërndarë në qendrën e fshatit, Laxhëen e Aliajve, Cernajve dhe Velaqë.

Smirasit edhe kështu nuk kishin shumë prona tokësore, por edhe ato pak që kishin ua morën. Kryeçetniku Tomica Gojkoviq, i njohur si antishqiptar i përbetuar, me grada të larta, sepse ishte pjesëmarrës në ,,Frontin e Selanikut”, u vendos në Lagjen e Velaqës dhe kishte marrë 20 hektarë tokë, prona të shqiptarëve. Tomica i betuar për të kontribuar që të shpërngulte sa më shumë shqiptarë nga Kosova, në bashkëpunim me organët e pushtetit serb, kishte organizuar pushtimin edhe të 20 hektarëve tokë mbi fshatin Smirë te vendi i quajtur ,,Qadrat”. Kjo pjesë e fshatit ishte vitale për jetën e smirasve, që shtrihej në pjesën jugore të fshatit. Me uzurpimin e kësaj pjese bllokohej jeta dhe nuk mund të shfrtëzohej pylli.

Në prill të vitit 1936,Tomica Gojkoviqikishte marrë dy gjeometër dhe disa xhandar në Viti dhe kishte dalë për të matur (uzurpuar) këtë pronë tokësore të smirasve. Mirëpo, me të dëgjuar fshatarët, të gjithë si një vrapuan dhe dolën te vendi i quajtur ,,Qadra”. Tomica e lëshoi metrin për ta matur tokën, por e sulmon me lopatë trimi smirasi Ahmet Dika. Tomica i armarosur nxjerr revolen dhe plagos Ahmetin, i vëllai i Ahmetit Hamdiu (hoxhë) e nxjerr revolën e vet të kalibrit të vogël dhe e gjuan kryeçetnikun Tomica Gojkoviqin, por si duket plumbi nuk e ndali.

“Luani” i Smirës-Shaban AzemiNga e majta këmbë: Zeqir Azemi, Mehmet Azemi, Shaban Azemi (me sopatë), Januz Azizi dhe Rifat Shabani (Gabrrica)

 ,Pas kacafytjes, te Qadra”, Tomica filloi të ikte së bashku me xhandarët dhe gjeometrit nga vendi i ngjarjes. Xhandarët dhe gjeometrit ia msyen Vitisë, kurse Tomica u nis për në shtëpi, duke ikur prej ,,Qadrave” kah Kodra në laxhen e Cernajve. Smirasit e ndjeknin mbrapa, por sa herë afroheshin ta kapnin, Tomica gjuante me revole. Shabani i Azemit në ato momente gjendej te livadhi i tij, afër lumit duke prerë shelgjet me sopatë. Tomica shkonte në drejtim të tij dhe turma që i shkonte mbrapa bërtiste: ”O prite Tomicën se e ka vra Ahmetin”. Shabani truphedhur si “luan” e sulmoi dhe e preu me sopatë këte kolon antishqiptar, i cili e lau me kokë ,,Reformën Agrare’. Shabani ishte i mllefosur me veprimet që i bënin serbët kundër popullatës shqiptare dhe kishte fituar urrejtjen ndaj serbo-sllavëve. Familja Azemi kishte marrë pjesë në luftërat në Ferizaj më 1912, në luftërat te ,,Gardhi i Shkaut” në ,,Kitkë”më 1944, te ,,Guri i Zi’ më 1944-45 etj. Në mbytjen e Tomicës ishin edhe Rifat Shabani, Halil Hyseni, Januz Emini etj.

Pas kësaj ngjarje në Smirë filloi ploja që e organizuan çetnikët serb. Ata erdhën nga të gjitha anët: xhandar dhe paramilitarë,për ta bërë Smirën shkrumb. Kështu filluan rrahjet dhe arrestimet. Me këtë rast janë maltretuar qindra smiras, ndërsa janë arrestuar:

1. Shaban Azemi                   16. Shaip Shabiu

2. Ahmet Dika                        17. Nuhi Ramadani             

3. Halil Hyseni                       18. Muharrem Avdyli

4. Hamdi Hamiti                      19. Riza Ibishi

5. Rifat Shabani                    20. Rifat Ramadani

6. Hamdi Dika                        21. Agush Misini

7. Ajvaz Asllani                    22. Hebib Arifi

8. Adem Avdyli                     23. Mehmet Azemi

9. Fazli Ramadani                 24. Ajet Berati

10. Mahmut Agushi               25. Ajeti Misini

11. Riza Idrizi                        26.Zeqir Azemi

12. Zahir Rmadani              27. Januz Emini

13. Rashit Latifi                  28. Bafti Azizi 

14. Avdulla Shabani           9. Sali Laçi

 15. Sherif Rexhepi

Tëgjithë këta u dënuan me procedurë të shpejtë, me burg shumëvjeçar dhe prej tyre Shaban Azemi dhe Januz Emini (Azizi) kurrë më nuk janë kthyer. Në gjykimin e smirasve ka marrë pjesë si dëshmitar Hamëz Rexhepi nga Kabashi, i cili ishte kurir i komunës në Viti.

Smira ishte shembull së bashku me Ahmet Delinë në Drenicë dhe Hoxhë Breznicën në Malësinë e Bujanocit si rrezistohej me forcë “Reforma Agrare” serbe.

Si duket Reforma Agrare në Smirë dështoi dhe ,,Kryqi” në vendin “Rashiq” , ku tuboheshin serbët për ahengje u prish. Si rezultat i kësaj ngjarje në Smirë filloi shpërngulja e kolonëve serb që në vitet e 60-ta.

Leave A Reply