Njoftohet qytetarët e Komunës së Vitisë se seanca e 5 e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë do të mbahet me 13.07.2012 ( e premte) në ora 10:00, në sallën e Kuvendit në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” dhe është e hapur për të interesuarit.
Rendi ditës:
1.Aprovimi i procesverbalit -4- nga seanca e Kuvendit të Komunës së Vitisë.
2. Propozim Rregullore për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e Komunës së Vitisë
3. Propozim Rregulllore për varrezat , mirëmbajtjen e tyre dhe shërbimet e varrimit.
4.Propozim Rregullore për ndarjen e transfereve dhe subvencioneve.
5. Propozim Vendimi për ridestinimin e mjeteve buxhetore për pesë muajit e vitit 2012
6.Propozim Vendimi për ndarjen e një lokacioni për vendosjen e centralit telefonik në fshatin Radivojcë.
7. Propozim Vendim për rialokimin e mjeteve kapitale Brenda programit.
8.Propozim vendim për shpalljen e shqyrtimit publik të planit rregullues për zonat: Qendrore, Jugore dhe Lumit Morava.
9. Informatë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike për aktivitetin Ndërmarrjes Publike „Higjena-Teknika“ në Komunën e Vitisë.