IMG_2064Smiras të vyer gjen sot gjithkah. Ata kanë shtrirë veprimtarinë e tyre kudo në diasporë, por edhe këtu në Kosovë. Përveç aktiviteteve të ndryshme afarsite, disa smiras së fundi kanë filluar të merren edhe me finalizimin e produkteve nga mishi. Ka një kohë që vëllezërit Xhelal e Ramadan Rrahmani nga Smira, me Inustrinë e Mishit “Eco Produkt”-XH.E.R, me seli në Gjilan, janë duke plasuar në tregun kosovar produkte nga mishi: suxhuk, lloje të ndryshme të sallamës dhe salsiçe.

 

 

Mërgimtari Ramadan Rrahmani shprehet i kënaqur me këtë investim të bërë në vendlindje për faktin se janë hapur vende pune për kosovarët, sidomos tash kur papunësia është në shkallë shumë të lartë në vendin tonë, dhe se “Eco Produkt” është brand modern dhe serioz, i cili i kushton rëndësi të madhe kualitetit me standarde.

 

“Krejt punëtorët janë profesionisht në nivel të lartë dhe  njohës të mirë të  kësaj veprimtarie. Teknologu dhe 80 % e punëtorë kanë përvojë mbi 25 vjeçare pikërisht në prodhimtarinë e produkteve të mishit. Kjo për kompaninë është vlera më e çmueshme, sepse na garanton kualitet dhe perspektivë. Përveç kësaj, lëndën e parë e importojmë nga jashtë kryesisht nga Holanda dhe është e kualitetit të lartë, e licencuar dhe e garantuar. Jemi të licencuar edhe nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës-AVUK”, thotë Dani.

Ai tha se  Industria e Mishit, “Eco Produkt”  është konsoliduar mirë dhe kapacitetet e prodhimit po shtohen vazhdimisht. “Prodhimet tona po kërkohen githnjë e më shumë, sepse janë të kualitetit të lartë. Aktualisht kemi sektorin e prodhimit, të paketimit dhe të shitjes. Kemi teknologjinë dhe infrastrutkrën përcejellëse adekuate për këtë vepritmari, kurse lënda e parë dhe prodhimet finale ruhen në kushte ideale”, thotë Ramadan Rrahmani

Ai flet edhe për problemet që e përcjellin ambientin biznesor tek ne, siç janë nganjëherë mungesa e beneficioneve nga Qeveria, kamatat e larta të kredive në banka, mungesa e energjisë elektrike, fondi i pamjaftueshëm i bagëtisë dhe shpezëve procedurat burakratike për t`u pajisur me leje apo licencim nga agjenci përkatëse, e mbi të gjitha pengesë është konkurrenca jolojale në treg, e cila i dëmton prodhuesit seriozë.

Tekniku i mirëmbajtes që është edhe kryepunëtor, Xhelal Ramadani, flet me fjalë miradie për këtë kompani.

“Unë kam përvojë 10 vjeçare në këtë fushë. Këtu kalojmë shumë mirë. Kushtet e punës janë të mirë dhe jemi të kënaqur të gjithë. Poashtu nga pronarët trajtohemi mirë edhe pagat janë të mira. Në përgjithësi jemi të kënaqur. Është mirë që keni ardhur që ta prezantoni këtë kompani  në mënyrë që konsumatorët le ta dinë çka konsumojnë, sepse këtu punohet me standarde”, thotë Xhelal Ramadani.

Udhëheqësit e Industrisë së Mishit “Eco Produkt”, planifikojnë të zgjerohen akoma më shumë dhe të shtojnë numrin e punëtorëve, ta shtojnë gamën e prodhime dhe kapacitetet prodhuese, me synimin për t`u bërë lider në vend me në këtë llok prodhimtariel. Sipas tyre, ekonomia tregtare në prodhim është bazë më e sigurt e zhvillimit ekonomik.

Tashmë prodhimet e “Eco Produkt”-XH.E.R, i gjeni në të gjitha shitoret në një pjesë të madhe të Kosovës. Ato prodhime i kemi edhe në Smirë dhe po pëlqehen shumë nga smirasit. Ata që i takuam duke blerë thanë se i preferojnë më shumë këto prodhime dhe nuk do t`i ndërrojnë, sepse kanë kualitet të lartë. .

Leave A Reply