është diskutuar për mënyrat e bashkëveprimit dhe mundësitë e realizimit të ndonjë projekti në fshat. Administratori i fshatit Bekim Azizi tha se në bashkëpunim me ekspertë dhe grupe të interesit është bërë plani zhvillimor i Smirës për periudhën 2012-2020. “Ne kemi identifikuar prioritetet dhe nevojat e banorëve, për këtë periudhë, por nuk do të thotë se plani të realizohet striktë ashtu siç janë paraparë, sepse disa projekte janë të kushtueshme dhe nuk mund të jetësohen pa ndihmën e donatorëve. Pra, duhet të shikohen mundësitë dhe kriteret e investitorëve. Kështu që nëse gjejmë një donatorë që e financon një projekt të caktuar në vlerë më të vogël, por që është paraparë për më vonë, ne natyrisht se mund ta realizojmë më herët”, ka thënë Bekim Azizi.
Kurse, zëvendësdrejtori i FIQ-it, Nazim Haliti, përsëriti se ishte inkurajuar të vizitonte fshatin Smirë, pasi kishte parë se vebfaqja arkiva.fshatismire.com është duke luajtur një rol të madh në nxitjen e njerëzve pë bashkim dhe në sensibilizimin e tyre që të organziohen për t`ju ofruar të tjerëve diçka nga vetja. “Në Kosovë, në përgjithësi mungon sensi apo vullneti i njerëzve për organizimin e tyre në të mirë të bashkësisë së cilës i takojnë. Por, këtu kam parë një shembull të mirë të aktivizmit qytetar, që rrallë e gjen. Vet fakti që ju keni faqen e internetit, që diaspora e Smirës ka kryesinë e vet në Zvicër dhe mban takime e festa atje, që fshati ka një plan të mirë dhe të detajuar të zhvillimit për 8 vitet e ardhshme dhe që këtu janë realizuar e po realizohen projekte të ndryshme, të jep të kuptosh se këtu ka vullnet për të dhënë dhe për të bërë diçka për fshatin. E dini se Forumi për Iniciativa Qytetare FIQ, ka tri programe: Sundimi i Ligjit, Filantropia dhe Programi i Granteve që mbështet projektet për mjedis dhe qytetari aktive. Dhe unë e kam thënë edhe publikisht në përvjetorin e ëeb-faqes së Smirës, më 7 janar 2012, këtu në Smirë, se jemi të gatshëm t`ju mbështesim me një grant për ndonjë projekt në fshat. Ju vazhdoni të takoheni, të koordinoni veprimet dhe të pasuroni fondin e fshatit”, ka thënë Haliti.
Administratori Bekim Azizi, prezantoi disa ide që janë diskutuar me Këshillin e Fshatit dhe me njerëz të tjerë të interesuar për përmirësimin e gjendjes në fshat. “Ne kemi identifikuar disa nevoja që nuk janë shumë urgjente, por që mund të përmbushen me ndonjë grant të vogël, sepse projektet me prioritet, siç thashë, kërkojnë shumë mjete. Kemi menduar se mund të bëjmë ose ndriçimin e qendrës së fshatit dhe vendosjen e tri stacioneve të pritjes së autobusit, një në qendër, një te rruga që shkon për Lagjen e Re dhe një në vendin ku qytetarët e presin autobusin për Ferizaj. Poashtu një propozim është pajisja e bibliotekës së shkollës me inventar apo rafte e dollapë dhe me tituj të rinj librash. Kurse ideja tjetër është vendosja e perdeve në anën e përparme të shkollës si dhe vendosja e kapakëve të dollapëve nëpër klasa, në mënyrë që nxënësit të mos bartin shumë libra me vete, por disa prej tyre t`i lënë në klasë. Tashti këto propozime do të analizohen dhe do të zgjedhet projeti më i arsyeshëm”, tha Azizi. Ai u shpreh se edhe komuniteti i fshatit është i gatshëm të participojë në realizimin e projekteve, qoftë me punë vullnetare, me mjete financiare, apo në mënyra tjera.
Fisnik Imeri, nga Smira, anëtar i OJQ “Inovation Lab” me seli në Prishtinë, u interesuar për mundësinë e kyçjes në projekte bashkë me organziatën FIQ. Edhe ai tha se organziata së cilës i takon është e interesuar të financojë ndonjë projekt risi, siç është psh. puna e stacioneve të pritjes së autobusit. Ai tha se përfundimet e këtij takimi do t`i bisedojë me kolegët dhe do të njoftojë me kohë për hapat që duhet ndërmarrë.
Të pranishmit tjerë, Qahil Imeri, Xhelal Rrahmani dhe drejtori i shkollës Naim Agushi u shprehën mirënjohës për interesimin e FIQ-it për të investuar në fshat dhe u pajtuan me projektet që u prezantuan. Drejtori Agushi njoftoi poashtu se një grant tjetër nga Caritas-i është në plan të realizohet në muajt e ardhshëm në shkollë, prandaj kemi mundësi t`i shqyrtojmë kombinimet e projekteve. “Nëse Caritas investon ekskluzivisht në shkollë, atëherë grantin e FIQ-it mund ta përdorim për ndriçimin e fshatit, ose ndonjë gjë tjetër”, tha Agushi.
Kurse Bekim Azizi u interesua se a ka mundësi që të aplikohet edhe forma e bashkëfinancimit, psh. një pjesë të mjeteve t`i sigurojë komuna, një pjesë FIQ-i dhe një pjesë banorët e fshatit në mënyrë që të sigurohet shuma e mjaftueshme për të asfaltuar fushën e futbollit në shkollë. Nazim Haliti tha se të gjitha këto ide dhe propozime do të shqyrtohen me kujdes dhe do të shikohet mundësia më e mirë. Ai konfirmoi se edhe format e bashkëfinancimit janë të pranueshme për FIQ-in.
Një takim tjetër do të mbahet prapë javën e ardhshme, për të vazhduar konsultimet me përfaqësuesit e fshatit dhe për të nisur konkretisht punët për realizimin e projektit që do të përzgjedhet.