Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se seanca e 12 e rregullt e Kuvendit Komunal, do të mbahet të mërkurën, më 28.12 .2011, nga ora 10:00.
Rendi i ditës:
1. Aprovimi i procesverbalit nga seanca e 11 e Kuvendit të Komunës së Vitisë.
1. Propozim-vendimi për shfuqizimin e vendimit 01 nr.013/838 të datës 11.03.2008 për pezullimin e përkohshëm të regjistrimit në regjistrat kadastral të pronave të paluajtshme të fituara nga ish-ndërmarrjet shoqërore.
2. Propozim-vendimi për shfuqizimin e Rregullores për organizimin dhe funksionimin e administratës komunale 01.nr.013/4715 prej 10.10.2008.
3. Propozim vendimi për zyrtarizimin e Ansamblit të këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi” si ansambël zyrtar i Komunës së Vitisë.
Seanca do të mbahet në Sallën e Kuvendit në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”në Viti dhe është e hapur për të interesuarit.